Lajme

Xhaçka: Do ngremë sistem ushtarak modern

Këtë vit janë diplomuar 13 kursantë në Kursin e Lartë të Sigurisë edhe Mbrojtjes (KLSM), i cili u zhvillua për 10 javë në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Pjesë e tij ishin ushtarakë të lartë dhe civilë nga një sërë vendesh partnere si Anglia, Turqia, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia.
Në ceremoninë e diplomimit të tyre ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila pasi uroi të gjithë studentët, tha se ky kurs në vitin e XI të tij ka një rëndësi që shkon përtej thjesht përgatitjes së një numri studentësh nga fusha e mbrojtjes.
Në një postim në “Facebook”, Xhaçka ndër të tjera tha se do të ngrihet një sistem ushtarak modern.
“13 ushtarakë e civilë nga Shqipëria, Anglia, Turqia, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia u diplomuan në krenarinë e sistemit tonë arsimor ushtarak, Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i vetmi i çertifikuar nga NATO (NATO listed course).
Megjithatë, veç këtij kursi, jemi në një fazë reformimi për të ngritur gjithë strukturën, logjistikën, rritur financimet, ngritur kapacitetet akademike e njerëzore për një sistem arsimor të denjë për një Forcë të Armatosur moderne”, shkruan ministrja Xhaçka në “Facebook”.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/2498526670183038?__xts__[0]=68.ARCzhcdsJhuipQLciA3MtNcaT8MiDFUc3awG1FEVK4TNtQg7o5YoEyIlibo2RQw0O20WkQaPr2qCiYF-Pylr26L1ay3360n2u9KfeRlSqen3cOMDqcz4tO5unAtDXcq1YH0ZTMYmLHpTpLXY1X2MDvuY53tRqZsM1byvs4aROdWnvShGQ0hr4S1-3aThgsZjgZ8m6YQafyYcnu0_nTmcpiiz9m4dqecS4kYUXTDNGsH-cXZHO50fFRO1WgRBWgZlbTD8VOBcS7JoC-nOCF6Cb4frYKMcj2PcglAKiqXEye3vjByoX5Q66hj4xD2wrWI8G_cj1Z_lYnyka3UIGuDFcWJ9Qg&__tn__=-R

Gjatë ceremonisë së përfundimit të këtij kursi morën pjesë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasac, komandantë forcash, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë