Treg

Windows 7 merr fund

Ka trokitur fundi për Windows 7.

Microsoft nuk do të mbështesë më sistemin operativ 11-vjeçar që nga sot (e martë). Për përdoruesit, kjo do të thotë që Microsoft do të ndalojë ofrimin e rifreskimeve të sigurisë për Windows 7.

Ndryshimet do të prekin qindra miliona njerëz sepse më shumë se një e treta e kompjuterave përdorin Windows 7, sipas NetMarketShare. Kjo është pak më pak se Windows 10, sistemi operativ më i njohur i kompjuterave, i cili është instaluar në rreth gjysmën e kompjuterave personalë në botë. Windows 10 është përdorur në 900 milion pajisje, sipas shifrave të fundit nga Microsoft.

Microsoft tha se përdoruesit e Windows 7 ende mund të përdorin në kompjuterat e tyre këtë program pas të martës, por paralajmëron se ata do të jenë në "rrezik më të madh për viruse dhe dëmtime".

Kompania po i inkurajon njerëzit që të shkarkojnë Windows 10 për 139 dollarë ose të blejnë një pajisje të re që funksionon Windows 10 nëse kompjuteri i tyre është më i vjetër se tre vjet.

Më kompania ofroi një kalim falas nga Windows 7 në Windows 10 kur Microsoft filloi sistemin e tij të fundit operativ më shumë se katër vjet më parë.

Ashtu si prodhuesit e tjerë të sistemit operativ, Microsoft rregullisht përfundon mbështetjen për programin e vjetër të tij. Kompania ndaloi mbështetjen e Windows 8 në 2016 dhe Windows XP në 2014.

Windows 10 u hodh në treg në 2015-ën dhe përfshinte disa rifreskime në Windows 8 kryesisht të derivuara, duke përfshirë një pamje të rindërtuar, aftësinë për të përdorur asistentin e zërit Cortana dhe karakteristikat e përmirësuara të sigurisë./CNNbusiness/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë