Lajme

Wi-Fi mund të karikojë telefonat dhe pajisjet elektronike

Të gjithëve na ka ndodhur që nga nxitimi për të dalë nga shtëpia mos të vemë re që kemi harruar të karikojmë telefonin. Dhe kjo është pjesa për të cilën shkencëtarët po punojnë.

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) kanë krijuar materiale super të hollë, të buta që thithin WI-FI dhe valë të tjera elektromagnetike në ajër dhe i kthejnë ato në energji elektrike. Hulumtuesi kryesor, Tomás Palacios tha se zbulimi do të hapë rrugën për mbulim me energji nga pajisjet e vogla deri tek pajisjet e mëdha madje edhe aparatura mjekësore.

“Një pajisje e tillë mund të mbledhë energji 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës; energji që mund ta mbani në një bateri për t'u përdorur më vonë," tha Palacios.

Palacios dhe kolegët e tij lidhën një antenë të lakuar në një shtresë elastike gjysmëpërçuese vetëm tre atome të trasha. Antena thithte sinjale Wi-Fi dhe sinjale të tjera radiofrekuence dhe i kthente ato në një rrymë alternative. Kjo shkarkohet në gjysmëpërçues disulfid molibdeni, ku konvertohet në një rrymë të drejtpërdrejtë elektrike.

Sinjalet Wi-Fi mund të mbushin një zyrë me më shumë se 100 mikrowatt të energjisë. Sistemi MIT ka një efikasitet prej 30% deri 40%, duke prodhuar rreth 40 mikrowatt kur ekspozohet ndaj sinjaleve që kanë 150 microwatt të fuqisë në testet laboratorike.
"Kjo nuk tingëllon si shumë në krahasim me 60 vat që nevojitet për një kompjuter, por ende mund të bëni shumë gjëra me të", ka thënë Palacios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë