Futboll

“White Lives Matter’’, pas banderolës e heqin nga puna dhe e përjashtojnë nga stadiumi

Pasi gjatë Manchester City-Burnley një avion fluturoi mbi Etihad Stadium duke treguar një parrullë me shkrimin “White Lives Matter”, në Angli nisi kërkimi për përgjegjësin dhe forcat e rendit nuk është se vonuan shumë të gjenin fajtorin. Autori është Jake Hepple, mbështetës i Clarets, që e ka paguar gjestin e tij rëndë: klubi e ka përjashtuar përjetë nga Turf Moor e, njëkohësisht, është pushuar nga puna edhe nga kompania ku punonte si saldator, që ka pranuar se nuk “fal ose toleron racizmin, në asnjë formë”.

“Nuk jam racist. Kam shumë miq me ngjyrë e aziatikë e kjo parullë është frymëzuar nga Black Lives Movement – u përpoq të justifikohej personi në një intervistë për MailOnline – Nuk po përpiqeshim të ofendonim lëvizjen ose personat me ngjyrë. Besoj vetëm se është e rëndësishme të njohim se edhe jetët e të bardhëve kanë rëndësi. Kjo është gjithçka që po mundoheshim të tregonim”.

“Punëdhënësi im, klubi e kaq shumë persona të tjerë kanë reaguar në mënyrë të tepruar për atë që ka ndodhur”, shtoi tifozi, që nuk do të hetohet nga policia angleze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë