Lajme

WhatsApp vjen me një risi vetëm për përdoruesit e iPhone

WhatsApp ka shtuar një opsion të ri që mbron qasjen me anë të Face ID ose Touch ID i cili është në dispozicion vetëm për përdoruesit e iPhone. Versioni 2.19.20 i WhatsApp i’u lejon të vendosni që të zhbllokoni aplikacionin vetëm me anë të Face ID ose Touch ID, në bazë të modelit iPhone që keni.

Për të aktivizuar këtë opsion, mjafton të hapni WhatsApp dhe të shkoni tek Settings Account Privacy dhe të aktivizoni funksionin për bllokimin e ekranit.

Gjithashtu përdoruesit mund të vendosni edhe bllokimin automatik pas 1 minute, pas 15 minutave ose pas një orë nga përdorimi i aplikacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë