Teknologji

WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa telefona

WhatsApp ka njoftuar se nuk do të fuksionojë më në të gjitha smartphonet Windows, pas 6 muajsh.
Aplikacioni i mesazheve nuk do të punojë më në celularë të mundësuar nga softueri i Microsoft në dhjetor 2019, ka shkruar një zëdhënës në një postim në blog.
Ai gjithashtu paralajmëruan se disa tipare të WhatsApp mund të mos punonin në “çdo kohë” në këto pajisje, të cilat Microsoft ndërpreu në vitin 2017. “Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 dhjetorit 2019,” shkroi ai.


“Për shkak se ne nuk jemi më aktiv në këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë funksionimin në çdo kohë”. Deklarata ndjek vendimin e Microsoft për t’i dhënë fund mbështetjes për softuer nga dhjetori i të njëjtit vit, duke i këshilluar njerëzit të blejnë pajisjet iOS ose Android. WhatsApp gjithashtu njoftoi se deri në vitin 2020, gjithashtu do të tërheqin mbështetjen në versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër, ose iOS 7 dhe më të vjetër.

Sistemi operativ Windows Phone u lançua në tetor 2010 dhe më pas u pasua nga Windows 10 mobile në 2015. Në vitin 2017, Microsoft njoftoi se puna në Windows 10 Mobile ishte duke u mbyllur për shkak të mungesës së depërtimit të tregut dhe mungesës së interesit nga zhvilluesit e aplikacioneve. Ajo do të ndërpresë zyrtarisht mbështetjen e Windows 10 Mobile, i referuar më parë si Phones Windows, duke filluar nga 10 dhjetori 2019.
Në atë pikë, përdoruesit nuk do të marrin më “përditësime të reja të sigurisë, hotfixes të sigurisë që nuk janë të sigurisë, opsione të ndihmës falas për asistencë, ose përditësime të përmbajtjeve teknike në internet nga Microsoft”, njoftoi kompania.

 

Më Shumë