Teknologji

Rikthehet ‘WhatsApp Gold’. Është virus, mos e instaloni!

Duket se virusi Gold WhatsApp është kthyer sërish. Whatsapp është një aplikacion shumë popullor për komunikime, por një nga mashtrimet më të mëdha që ka filluar të qarkullojë përsëri për aplikacionin e mesazheve, është se ekziston një version i fshehur premium i quajtur “WhatsApp Gold”.

WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebook, shkarkohet falas në Google Play ose Apple Store. Por dy vjet më parë, mashtruesit filluan të sugjeronin se kishte një përditësim të fshehtë për WhatsApp-in, i cili u jepte përdoruesve disa opsione më shumë, si të bënin video-chat, të dërgonin më shumë se 100 foto në të njëjtën kohë, apo të fshinin mesazhet pas disa orëve.

Në fakt, ata donin t’i mashtronin që të shkarkonin malware-in (virusin i cili ka për qëllim të dëmtojë ose të çaktivizojë kompjuterët apo sistemet kompjuterike).

Përditësimet e WhatsApp janë nëpërmjet vetë aplikacionit dhe jo përmes një mesazhi që u është dërguar përdoruesve.

Mashtrimi u zbulua nga mediet, por vijon të shfaqet herëpashere duke u treguar përdoruesve se kanë sjellë përditësime të reja.

 

Më Shumë