Lajme

WhatsApp dhe Instagram së shpejti me emra të rinj

WhatsApp dhe Instagram do të marrin emra të rinj si pjesë e një marke të re nga Facebook. Të dy aplikacionet do të njihen si "WhatsApp nga Facebook" dhe "Instagram nga Facebook". Ky vendim vjen si pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën brendin e Facebook, sipas The Information, i cili së pari raportoi ndryshimin. Që kur Facebook ka blerë edhe WhatsApp dhe Instagram, ato kanë qenë si aplikacione të ndara.

Nga WhatsApp dhe Instagram, nuk ka deklaratë të qartë që secili aplikacion do të jetë pronë e Facebook. Por tani emri i ri do t'i bëjë të qartë kujtdo që i përdor ato se aplikacionet janë të bashkuara.

Ai do të shfaqet jo vetëm në brendinë e Facebook, por edhe në emrin që shfaqet në Google Play dhe App Store. Emrat në ekranin fillestar të një pajisje do të qëndrojnë të njëjta për tani, por ka të ngjarë që emri i ri të shfaqet kur të kërkoni në App Store për ta ndryshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë