Para

Warren Buffett: Ky është gabimi Nr. 1 që prindërit bëjnë kur iu mësojnë fëmijëve për paranë

Nëse është dikush që kupton rëndësinë e të mësuarit të fëmijëve mbi përgjegjësinë financiare, ai është Warren Buffett.

Përpara se ai të bëhej CEO i Berkshire Hathaway, investitori legjendar pati nisur një seri biznesesh të vogla që në moshën 6 vjeçare, kur bleu një pako me gjashtë kanaçe Coca Cola dhe i shiti secilën për një dollar. Ai gjithashtu ka shitur revista dhe çumçakiza derë më derë.

“Babai më ka qenë frymëzimi më i madh,” është shprehur Buffett në një intervistë në CNBC në 2013. “Ajo çfarë mësova në një moshë shumë të hershme prej tij ishte të krijoja zakonet e duhura herët. Të kurseja ishte një leksion i rëndësishëm që ai më mësoi.”

Kur është pyetur se çfarë ai mendon në lidhje me gabimin më të madh që bëjnë prindërit kur iu mësojnë fëmijëve rreth parave, miliarderi tha, “Shpesh herë prindërit presin derisa fëmijët e tyre bëhen adoleshentë derisa ata të nisin tiu flaisn rreth menaxhimit të parave — teksa ata duhet ta bëjnë këtë gjë kur fëmijët janë në parashkollor.”

Koha është faktor

Po, e lexove drejtë: Parashkollor. Në lidhje me teorinë e Buffett, kërkuesit shkencor kanë arritur të vërejnë se 80% e rritjes së trurit tonë ndodh në moshën tre vjeçare.

Një studim i Cambridge University ka zbuluar se fëmijët janë në gjendje të rrokin koncepte bazike rreth parave mes moshës 3 dhe 4 vjeçare. Dhe në moshën 7 vjeçare, koncepte bazike që lidhen me sjelljet e ardhshme financiare do tiu zhvillohen mandej.

“Shumë prindër janë në dijeni se sa e rëndësishme është tu mësosh fëmijëve rreth parave dhe se si ti menaxhosh ato,” ka pranuar Buffett. Por ka një ndryshim mes të diturit dhe të vepruarit.

Sipas një studii të 2018-ës të T. Rowe Price, i cili grumbulloi përgjigje nga 1,014 pprindër (të fëmijëve mes moshës 8 dhe 14 vjeç) dhe më shumë se 1,000 të rritur të rinj (të moshës 18 deri në 24 vjeç), vetëm 4% e prindërve tha që ata kanë nisur të diskutojnë çështje financiare me fëmijët e tyre përpara moshës 5 vjeçare.
Tridhjetë për qind e prindërve thanë se kanë nisur të edukojnë fëmijët e tyre mbi paratë rreh moshës 15 vjeçare ose më vonë, ndërsa 14% thanë se nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre ndonjëherë rreth parave.

Leksionet që Buffett u ka mësuar fëmijëve të tyre

Në 2011, Buffett ndihmoi në publikimin e një serie të animuar për fëmijë të titulluar “Klubi Sekret i Milionerëve,” i cili u paraqit si mentor i një grupi studentësh.
Janë 26 episode në atë serial, dhe secila prej tyre cek një leksion financiar,si një kartë krediti funksiono për shembull ose pse është e rëndësishme të kujdeseni se ku i vendosni paratë tuaja.

“Unë u kam mësuar të tre fëmijëve të mij leksionet e dhëna në ‘Klubin Sekret të Milinerëve,’” Do të thoshte Buffett për CNBC. “Ato janë leksione të lehta që shërbejnë për biznes dhe për jetën.”

Ja disa prej leksioneve të shfaqjes së “Klubit Sekret të Milionerëve”:

  1. Si të jesh një mendimtar fleksibël

Qëllimi i këtij mësimi është të inkurajosh fëmijët e tu që të mos heqin dorë thjesht sepse diçka nuk funksionon herën e parë. Aftësia për të menduar në mënyrë kreative dhe jashtë kornizave do të vijë me kalimin e kohës kur ata të hyjnë në sfidat e ardhshme financiare.

Ide për aktivitete:

Shko në një muze arti me fëmijët e tu dhe diskuto stile të ndryshme të çdo pikture. Mandej, kërkoju atyre të pikturojnë diçka të vetën. Diskuto me ta ide të ndryshme — rreth furçave të pikturës —që mund të përdoren (etj).

Shndërroni mbeturinat tuaja në thesar duke sfiduar fëmijët të bëjnë përdorime të reja për gjëra të vjetra që gjenden në shtëpi (prat ë shfaqin kreativitetin e tyre duke ricikliuar sende në shtëpi). Kjo do t'i ndihmojë ata të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kritike, të kursejnë para dhe të ndihmojnë mjedisin në të njëjtën kohë.

  1. Si të mësojnë të kursejnë para

Ashtu siç pat thënë dikur Ben Franklin, “Një monedhë e ruajtur, është një monedhë e fituar.” Për të mësuar fëmijët tuaj që të menaxhojnë paratë e tyre, është e rëndësishme për ta të kuptojnë ndryshimin mes dëshirave dhe nevojave.

Ide për aktivitete:

Jepini secilit prej fëmijëve tuaj dy kuti kursimi parashë: Një për kursime dhe një për shpenzime. Sa herë që marrin para (p.sh., si dhuratë, për kompensim sepse kanë bërë diçka që kanë premtuar, apo sepse kanë shetitur qenin e fqinjit), bisedoni me ta se si dëshirojnë të ndajnë paratë midis kursimeve dhe shpenzimeve.
Bëjini fëmijët tuaj të krijojnë një listë ose të krijojnë një kolazh me fotot e revistave nga pesë deri në 10 gjëra që dëshirojnë të blejnë. Pastaj, kaloni nëpër secilin artikull me ta dhe shënoni nëse është një dëshirë apo nevojë (p.sh., një lodër e re është një dëshirë, ndërsa një çantë shpine e re është një nevojë.)

  1. Si të bëhet dallimi midis çmimit dhe vlerës

Të gjithë kemi qenë fajtorë kur kemi paguar më shumë para për një markë këpucësh, kur mund të kishim marrë një send të ngjashëm që ishte po aq i mirë për një çmim më të vogël.

Ideja që qëndron pas këtij mësimi është të ndihmojë fëmijët të kuptojnë mënyrat e ndryshme që reklamuesit na marrin për të blerë shërbimet ose produktet e tyre, si dhe si tu tregojmë se për çfarë ia vlen dhe çfarë nuk ia vlen të paguajnë.

Ide për aktivitete:

Bëni një listë të artikujve që ju nevojiten në supermarket dhe më pas kontrolloni fletushkat, gazetat dhe sitet me fëmijët tuaj për artikujt që mund të jenë në shitje. Krahasoni çmimet dhe shikoni se cili dyqan ofron çmimin më të mirë për një produkt specifik.

Merrni një revistë sëbashku me fëmijët dhe zgjidhni një reklamë për ta vlerësuar. Pyetini ata: Çfarë po shitet? Çfarë tërheq vëmendjen e tyre në reklamë? Si i bën ata reklama të ndjehen? Si po përpiqet t'i bindë ata të blejnë produktin?

  1. Si të merrni vendime të mira

Çelësi për të marrë vendime të zgjuara është të mendoni se si zgjedhje të ndryshme mund të ndikojnë në rezultatet e ardhshme.

Ide për aktivitete:

Buffett sugjeron të modeloni aftësi të mira për vendimmarrje dhe të bisedoni me fëmijët tuaj për vendimet tuaja ndërsa i merrni ato, si dhe për çdo efekt domino që mund të ketë.

Për shembull: “Ne duam të blejmë një TV të ri, por Kondicioneri ynë është i prishur dhe na duhet të kursejmë para për ta rregulluar atë. Nëse nuk e bëjmë, do të jetë shumë e nxehtë në shtëpi kur të vijë vera. Pasi të rregullojmë kondicionerin, ne mund të mendojmë për blerjen e TV. "

Krijojini fëmijëve një zakon për të marrë vendime të mira se si të kursejnë para. Ndoshta ka një DVD që ata duan të blejnë. Pyetini ata nëse me të vërtetë kanë nevojë ose nëse mund ta marrin me qira filmin nga vivioteka.

"Nuk është kurrë shumë herët"

Nxitja e zakoneve të shëndetshme financiare te fëmijët tuaj është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të siguruar që ata të kënë një të ardhme të suksesshme.

"Asnjëherë nuk është shumë herët," do të thoshte Buffett gjatë ëprgjigjes së një pyetjeje me Yahoo Finance në vitin 2013. "Pavarësisht nëse po u mëson fëmijëve vlerën e një dollari, ndryshimin midis nevojave dhe dëshirave ose vlerën e kursimit - këto janë të gjitha konceptet që fëmijët hasin në një në moshë shumë të hershme, kështu që është më mirë t'i ndihmoni ata ta kuptojnë atë. "

Tom Popomaronis është një ekspert i tregtisë dhe vendas krenar i Baltimore. Aktualisht, ai është Drejtori i Lartë i Inovacionit të Produkteve në Haëkins Group. Puna e tij është paraqitur në Forbes, Fast Company dhe The Washington Post. Në vitin 2014, ai ishte një nga 40 , 40 vjeçarët më të suksesshëm të renditur nga Baltimore Business Journal.

Kam kaluar 7 vjet duke studiuar prindër në Hollandë - këtu janë 6 sekrete për të rritur fëmijët më të lumtur në botë.

Dëshironi të rritni fëmijë të suksesshëm? Një studim i Harvard thotë se edukimi për të qenë të suksesshëm që në në moshën 4 vjeç mund t'i bëjë ata më të lumtur dhe më të pasur në jetë.

Unë rrita 2 CEO të suksesshëm dhe një mjek - këtu është një nga gabimet më të mëdha që prindërit bëjnë, që nuk i përgatisin fëmijët të jenë të suksesshëm dhe të lumtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë