Bota

Wall Street Journal: Krahu i djathtë i Putinit zbatoi urdhrin për vrasjen e Prigozhin

Gazeta Si - Sipas gazetës Wall Street Journal, ishte Putin ai që urdhëroi vrasjen e Yevgeny Prigozhin, ish-kreut të brigadës ushtrake Wagner, i cili vdiq në një aksident me avioni më 23 gusht, së bashku me 10 anëtarë të tjerë të lartë të grupit të tij ushtarak.

Gazeta amerikane shkruan se sulmi ishte organizuar dhe planifikuar nga krahu i djathtë i “Carit”, ish-spiuni Nikolai Patrushev, me urdhër të kreut të Kremlinit.

Informacioni iu dha gazetës nga burime të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse. Dhe një detaj i ri del në histori: plani i atentatit do të kërkonte dy muaj përgatitje, përpara se të zbatohej.

Vetëm dy muaj më parë, në qershor, grupi Wagner i drejtuar nga Prighozin kishte tentuar një revoltë, duke marshuar në drejtim të Moskës.

Më parë, në verën e vitit 2022, Petrushev e kishte paralajmëruar Putinin se Prigozhin po bëhej i rrezikshëm, duke e paralajmëruar: fuqia e tij po rritej, si ajo ushtarake me sukseset në Ukrainë, ashtu edhe ajo politike me deklaratat e vazhdueshme publike dhe sulmet ndaj Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Por paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër, deri në kryengritjen e dështuar. Dhe kështu, në atë moment, një vit më vonë, “Cari” zgjodhi eliminimin për ish-shefin e Wagner.

Moska ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Wall Street Journal, duke deklaruar se ato janë lajme të rreme. "Është Pulp Fiction," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë