Bota

Wagner regjistrohet zyrtarisht në Bjellorusi. Medvedev: Perëndimit i interesojnë vetëm paratë

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë shënon ditën e 539-të. Kievi ka pohuar për herë të parë se është përgjegjës për sulmet e tetorit të kaluar dhe muajit të fundit në urën e Krimesë. Ukraina gjykon se lufta nuk do të përfundojë shpejt.

Në anën tjetër, nga Rusia akuzon Perëndimin. Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri Medvedev, ka theksuar se Perëndimit nuk i intereson aspak paqja, por paratë.

"Perëndimi nuk është i interesuar për paqen, por për faktin si të bëjë para për paratin e tij ushtarako-industrial. Fjalët e tyre mbi fakti se është momenti për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve për të rinisur negociatat e paqes janë vetëm një dinakëri. Duan të vazhdojnë të lëvizin misionin ushtarak për të fituar sa më shumë para për bilancet e tyre”, - ka thënë Medvedev.

Wagner i Yevgeny Prigozhin ndërkohë është regjistruar zyrtarisht në Bjellorusi, ku aktiviteti i saj është klasifikuar si "instruksion". Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse ‘Ria Novosti’, që i referohet regjistrit të enteve ligjore dhe sipërmarrësve në vend.

Kompania ushtarake private ruse e Prigozhin është regjistruar nga Komitetit Ekzekutiv i distriktit të Osipovichi. Javët e fundit presidenti Aleksandr Lukashenko kishte thënë se Wagner kontribuon në trajnimin e trupave bjelloruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë