Politike

Vulin i trembur nga Haradinaj: Po kërkon luftë!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin nuk është ndër mbështetësit e flaktë të idesë së Presidentit Aleksandër Vuçiç për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por as tek grupi i atyre që e kundërshtojnë hapur këtë nuk bën pjesë.

Ai ka reaguar së fundmi për mediat serbe dhe në shënjestër të deklaratave të tij ishte Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve.

“Terroristët e padënuar ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshehin veten pas vendeve të mëdha perëndimore në mënyrë që të shmangin dënimin dhe humbjen”, deklaroi Vulin.

Ai përjashton mundësinë që Serbia të hyjë në luftë, por zotohet se ajo është në gjendje që të mbrojë interesat e qytetarëve të saj.

Vulin ndjehet i kërcënuar nga Haradinaj dhe pati edhe një thirrje për Bashkimin Europian dhe komunitetin ndërkombëtar. Si hap të parë për stabilitetin në rajon, Vulin sheh nisjen e punës nga Gjykata Speciale në Kosovë.

“Bashkimi Europian duhet të ndalë Haradinajn dhe të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan. Fillimi përfundimtar i punës së gjykatës së OKB-së për krimet e luftës dhe ngritja e aktakuzave për kriminelët e UÇK-së do të ishte një rrugë drejt stabilizimit dhe pajtimit “, u shpreh ai.

Reagimi i Vulin kundër qëndrimit të Ramush Haradinajt, që iu kundërvu edhe Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve, duke u shprehur se historia ka provuar se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë