Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një vizite në Bosnjë-Hercegovinë foli për “Ballkanin e Hapur” dhe kritikët ndaj kësaj nisme, duke thënë se nuk i kupton ata që e kundërshtojnë këtë projekt, pasi kjo nismë është një mundësi që të gjithë të dalin të fituar.
“Sot ne po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një projekt për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023. Në Bosnjë ka një numër të madh njerëzish që duan të shkojnë në Beograd pa pasur kufij dhe e anasjelltas. Kjo do të ishte me rëndësi edhe për ekonomitë tonë”, ka thënë Vuçiç.
Më tej Vuçiç tha se pretendon që Serbia do t’i ketë kufijtë e hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për kamionët të cilët do të kenë leje përkatëse të punës. Sipas tij kjo është një nismë e rëndësishme për tregun ballkanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.