Kosova

Vuçiç: Kurti do vazhdojë agresionin ndaj serbëve. Nuk pres asgjë pozitive nga takimi në Bruksel

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se pozita e popullit serb do të jetë gjithnjë e më e vështirë.

Ai tha se ndonëse pala serbe është përgatitur mirë për dialog, nuk pret asgjë pozitive nga takimi në Bruksel që po zhvillohet mes Serbisë dhe Kosoës për çështjen e dinarit.

“Nuk kemi asgjë për të fajësuar personalisht për njerëzit që e zhvillojnë dialogun, por e gjithë kjo në Bruksel u shndërrua në një çështje për t'i vënë një hark akteve kriminale të Aljbin Kurtit. Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë mënyrë.

Menduam se sjellja e arsyeshme dhe racionale ishte diçka që do të ndryshonte marrëdhëniet e Bashkimit Europian dhe fuqive perëndimore ndaj Prishtinës në të ardhmen, por e kuptuam se kjo nuk ndodhi, se nuk do të ndodhë dhe ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Vuçiç në seancën e Qeverisë së Serbisë.

Vuçiç tha se sipas tij Kurti do të vazhdojë agresionin ndaj popullit serb.

“Ato probleme do të vazhdojnë dhe mund t'i llogaritni si të vazhdueshme, si probleme me të cilat do të ballafaqohemi në muajt në vijim, sepse Kurti do të vazhdojë agresionin e tij ndaj popullit serb, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë. Evropa dhe Amerika do të vazhdojnë ‘Heshtjen e madhe’ dhe të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë ndikim tek autoritetet e Prishtinës”, deklaroi ai.

Vuçiç në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë ka njoftuar se më 7 prill do të shkojë në Paris, ku më 8 prill do të ketë bisedime të mëdha dhe strategjike me presidentin Emmanuel Macron.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë