Kosova

Eurodeputeti Butikofer: Lajçak ka qenë fatkeqësi për dialogun Kosovë-Serbi

Nga Gazeta 'Si'-Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me punën disavjeçare të Miroslav Lajçakut si ndërmjetës i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi.

Me anë të një postimi në Twitter Butikofer ka thënë se Lajçaku ka qenë një fatkeqësi.

“Lajçaku ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar ai duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane.

Ai më tej u shpreh se shpreson që të njëjtën gjë nuk do ta bëjë edhe në marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së, pasi ai do të jetë ambasador atje.

“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”, vijon shkrimi i tij.

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë