Lajme

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta ditën e sotme regjisori i njohur, Gjergj Xhuvani në moshën 55-vjeçare.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në Romë në një spital, ku ishte duke u kuruar.

Gjergj Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe producent i disa filmave të njohur shqiptar.

Si regjisor ai ka shkëlqyer në filmat “Lindje, perëndim, lindje”, “Parullat”, “I dashur armik” si dhe shumë të tjerë. Ndërsa si skenarist ai do të mbahet mend për filmat “Një ditë nga një jetë”, “Parullat”, “Në kërkim të kujt”, .etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë