Keshilla

Vuani nga kallot? Ja disa mënyra për t’i eliminuar

Kallot në pjesën e këmbëve janë një problem shqetësues sidomos për periudhën e verës. Ato krijohen, kur qëndroni në ambiente më lagështirë, lëvizni ose qëndroni për shumë orë në këmbë. Këpucët me taka , gjithashtu janë shkaktarët kryesorë të kallove.  Është e rëndësishme të dini se  kjo sëmundje mund të eliminohet edhe me ilaçe natyrale, pa qenë nevoja të kontaktoni një mjek.

Qepa ndihmon për heqjen e kallove në këmbë. Prisni një fetë qepe dhe vendoseni në kallo. Përsëriteni këtë veprim dy herë në ditë dhe mbajeni qepën në këmbë mesatarisht 20 minuta.

Limoni përmban vitaminë C, limonin mund ta vendosni mbi kallo dhe të shtrydhni gradualisht ndërsa më tej fetën e limonit lëreni mbi kallo për 30 minuta. Një veprim të tillë përsëriteni për tre javë rresht, një herë në ditë.

Uthulla e mollës- Lyeni një copë pambuk me uthull molle dhe vendoseni në kallo. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Një veprim të tillë përsëriteni çdo natë deri sa kalloja të eliminohet.

Çorape me glicerinë- Ka një metodë tjetër që ekspertët rekomandojnë. Jo vetëm që ndihmon në heqjen e tharjeve të thata, por gjithashtu ndihmon në zbutjen e lëkurës në të gjithë këmbën.

Shtoni 8-10 pika të amoniakut në 50 ml glicerinë dhe përziejeni mirë. Aplikoni këtë përzierje në këmbë para se të shkoni për të fjetur dhe të vishni çorape të trasha të pambukut për natën. Mesatarisht, 8-10 procedura duhet të jenë të mjaftueshme, por ju mund ta rrisni atë numër sepse procedura nuk është e rrezikshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë