Rend dhe Ligj

Vritet një person në Korçë, një tjetër plagoset në Laç

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Mësohet se një person është vrarë me thikë, në lagjen nr. 7 të qytetit juglindor.

Ndërkohë, ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, por pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje dhe të nisë hetimet.

Gjithashtu, një plagosje me armë zjarri është shënuar në qytetin e Laçit.

Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar për shkak të plagës që ka marrë.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë