Një 26-vjeçar shqiptar me iniciale A.L., humbi jetën gjatë natës në një spital në Romë, pasi u godit me thikë në rrugë. I riu u qëllua gjatë një sherri me dy persona, në zonën Ostiense, të kryeqytetit italian. Mediat bëjnë të ditur se shqiptari u qëllua në shpatull dhe në bark.
I plagosur, ai është zvarritur për të dalë pranë sheshit “Gazometro”, ku dhe është marrë për t’u dërguar në spital. Viktima u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. Sipas informacioneve të para, shqiptari dyshohet se është person me precedentë të mëparshëm penal.
Autorët janë identifikuar sipas policisë italiane dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës mes viktimës dhe autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.