Lajme

Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar në Shkodër

Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Shoshit në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Lazer Arraj, i cili njihej dhe me mbiemrin Pjetrushi, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Policia bën me dije se ai u qëllua rreth orës 12:00 në fshatin Shosh.
Viktima është i moshës 55-vjeç dhe është banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Nga raportimet e para mësohet se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marrë ushqimet e dimrit. Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, dhe se ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.
Ndërkohë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë