Ka ndodhur

Vritet me armë zjarri një 46-vjeçar në Dajç të Shkodrës

Policia e Shkodrës konfirmon vrasjen e ndodhur në njësinë Dajç teksa ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen. Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.
Viktima është 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Ai ka qenë me makinën e tij “BMW” X5 kur është qëlluar për vdekje.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip ‘BMW’ shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim edhe me policinë e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë