Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi këtë të mërkurë në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit.
Policia thotë se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Tauland Gjikaj. Sipas policisë, i riu ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen ‘Bashkimi’, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.