Ka ndodhur

Vritet me armë 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen Nr.16.

Viktima është Jetmir Begu 32 vjeç. Ndërkohë, mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi. Ai u dërgua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por ndërroi jetë në urgjencë disa minuta më vonë.

Po ashtu mësohet se viktima ka qenë person me precedent penal.

32-vjeçari u qëllua me breshëri arme sapo zbriti nga automjeti i tij.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi rreth orës 17:20. Ata po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat.

Nuk ka të dhëna rreth autorit/ëve të vrasjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë