Ka ndodhur

Vret aksidentalisht shokun me armë gjahu, arresohet 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku ka mbetur i vrarë një 22-vjeçar Elidon Basha.
I riu dyshohet që është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin ka qenë për gjah.
"Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi me iniciale K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me çifte. Dyshohet se nga pakujdesia, shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.
22-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Tiranës.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar shokun e viktimës, Klodian Kolën, për ta pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë