Lajme

Vrau pronarin e shtëpisë, arrestohet pas një viti 55-vjeçari nga Tropoja

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e krimit të ndodhur një vit më parë në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë.
Arrestimi është kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin.
I arrestuari është shtetasi Nikë Lulashi, 55 vjeç, me banim në Tropojë, i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje.
Lulashi u arrestua për vrasjen e Tahir Bajraktarit një vit më parë, ngjarje e ndodhur në bjeshkën e Doberdollit.
Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ngjarja
Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Nikë Lulashi ka qenë fqinj me viktimën. Tahir Bajraktari, me profesion mekanik kishte shkuar në shtëpi dy ditë para ngjarjes.
Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh konstatoi se kishin të bënim me një ngjarje kriminale.
Autori i krimit, Nikë Lulashi ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për pagesën që do merrte 55-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë