Lajme

Vrau mikun e shtëpisë, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Marku, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 07:30.
Policia bën me dije se është bërë arrestimi i shtetasit Tonin Gjini, 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjithashtu është sekuestruar edhe arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në fshatin Mërqi ku viktimë mbeti shtetësi Gjin Marku 64 vjeç, i cili ishte kryeplak i fshatit.
Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij.
Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa mësohet se Tonin Gjini me banim në fshatin Mërqi ishte dhëndër i familjes së viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë