Lajme

Vrau me sëpatë babanë, lihet në burg 35-vjeçari

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin, i cili vrau babain me sëpatë në fshatin Shalës në Tepelenë.
Krimi i rëndë në familje tronditi fshatin para tri ditësh, 35-vjeçari Arjan Shahaj vrau babain 77-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në pyllin e fshatit Shalës, ku babë e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.
Pas një sherri banal mes tyre, 35-vjeçari e vrau babain dhe u larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se 35-vjeçari Arjan Shahaj ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfshatarit të vet.
Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1998. I riu ka bërë disa vite burg dhe mësohet se ka dalë nga burgu mbi 10 vjet më parë.
Ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën, pasi dyshohet të jetë me probleme mendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë