Lajme

Vrau me armë zjarri 24-vjeçarin në Kurbin, kapet autori

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë 24-vjeçari Viktor Shkorreti.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin në sajë të kontrolleve të pandërprera ka identifikuar dhe ka kapur autorin e dyshuar të vrasjes.
Bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Koca, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçarit.
Mësohet se shkaku i vrasjes së të riut ka qenë një sherr banal për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë