Ka ndodhur

Vrau kunatin më 1 janar, 34-vjeçari kërkon të lirohet nga paraburgimi

Klajdi Shundi, 34-vjeçari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij mw 1 janar kërkon të lirohet nga paraburgimi.

Shundi ka ankimuar në Apel masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ngjarja ku u vra me thikë Vladimir Zvezhda ndodhi në orët e para të datës 1 janar në rrugën “5 Maji”.

34-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend se si ka ndodhur ngjarja, për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Shundin, më 3 janar.

Ai akuzohet për vrasjen me thikë të kunatit të tij në orët e para të vitit 2021, teksa ishte në gjendje të dehur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë