Rend dhe Ligj

Vrau kolegun në Pukë, arrestohet autori

Ka përfunduar në pranga autori i vrasjes së punonjësit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë në Pukë.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Enderis Dodaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 shkurtit, ku 25-vjeçari Doda vrau kolegun e punës, Petrit Biba, 30 vjeç pranë hidrocentralit.
Grupi hetimor bën me dije se vrasja e 30-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.
Petrit Biba, pasi u qëllua, u dërgua me shpejtësi në spitalin e Pukës dhe më pas në Shkodër, por nuk arriti që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë