Ka ndodhur

Vrau gruan nga xhelozia, dënohet me 35 vjet burg ish-gardisti

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasje në familje. Ngjarja që tronditi kryeqytetin, ndodhi dy vjet më parë në 12 shkurt 2019 në Allias, ku ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend. Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit njoftuan policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë.

Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë