Lajme

Vrau gruan nëntë vite më parë, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim për vrasjen e gruas nëntë vite më parë. Ai është Maksim Hodaj që vrau gruan e tij në sy të fëmijëve dhe u arrestua tre vite më pas, kur ishte kthyer nga Greqia.

Hodaj tani do të vuajë pjesën tjetër të dënimit ,atë të 9 viteve e 2 muaj e 26 ditë burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Armen të Vlorës, më 4 qershor 2009. Maksim Hodaj që punonte si shofer ishte kthyer nga puna në gjendje të dehur dhe e ka rrahur bashkëshorten.  Përplasja në një prej mureve të shtëpisë ka rezultuar fatale për 36-vjeçaren Irena Hodaj, e cila menjëherë pas kësaj ka gjetur vdekjen. Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë tre fëmijët e çiftit Hodaj, mes të cilëve një vajzë dhe një djalë 12 e 13-vjeç dhe një foshnjë 8-muajshe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë