Lajme

Vrau çiftin në 1999 për një grusht dhrahmi, kapet pas 20 vitesh autori

Arratia autorit të vrasjes së një çifti në fshatin Mbrostar të Fierit në vitin 1999 ka marrë fund pas 20 vitesh. 43-vjeçari Viktor Pelivani është ekstraduar nga Austria, pasi ndaj tij gjykatat kanë vendosur dënimin me burg përjetë për grabitjen me pasojë vrasjen e bashkëshortëve Bajram dhe Natasha Driza, 45 dhe 36 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 7 gushtit të vitit 1999. Bajram Driza sapo ishte kthyer nga Greqia për të festuar emrin e djalit të porsalindur. Festa u kthye në tragjedi, kur Viktor Pelivani, në bashkëpunim me Jurgen Baçjan dhe Feta Kaja kanë hyrë në banesë për t’i grabitur.

Ata kanë vrarë me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve dhe e gjitha për t’u marrë një shumë të vogël parash që i ndjeri kishte siguruar nga puna si emigrant në Greqi.

Megjithëse ndodhej në kërkim që prej vitit 1999, emri i Pelivanit është vendosur në listën e personave të shumëkërkuar të Qarkut të Fierit është vendosur vetëm një vit më parë.

Ndërkohë, për të njëjtën ngjarje me burg përjetë është dënuar edhe Jurgen Baçja dhe Feta Kaja. I pari është arrestuar dhe po vuan dënimin, ndërsa i dyti ndodhet ende në arrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë