Rend dhe Ligj

Vrau babë e bir në Elbasan në 2012, ekstradohet nga Italia i riu

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i shpallur në kërkim për vrasje.
Siç njofton policia, specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Etjen Cani, 28 vjeç, banues në Elbasan.
28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Etjen Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më 15 gusht 2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri në banese babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë