Ka ndodhur

Vrau 45-vjeçarin për gërvishtjen e makinës, lihet në burg autori

Leonard Bashaliu është lënë në burg këtë të shtunë nga gjykata, i akuzuar për vrasjen Ylber Xhahysës. Ngjarja ndodhi në 8 qershor në një lokal në fshatin Gjocaj të Peqinit, ku autori qëlloi me 4 plumba mbi 45-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.

Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut. Ka qenë kjo arsyeja që konflikti I vjetër të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës para disa ditësh.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, për të kaluar më pas në një sherr ku u përdorën karrige dhe sende të tjera. Më pas Bashalliu, ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën, i cili ndërroi jetë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë