Rend dhe Ligj

Vrasjet e pazbardhura dhe rrëmbimet, Lleshaj thirret për herë të dytë në interpelancë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të thirret për herë të dytë në një interpelancë parlamentare për të dhënë shpjegime për situatën e rendit në Shqipëri. Gjashtë deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancën urgjente ku kërkohet të jepen sqarime mbi krimet e pazbardhura dhe për atë që opozita e cilëson si një "punë e dobët të policisë në zbardhjen apo parandalimin e krimit".

Faksimile e kërkesës për interpelancë. Gazeta "Si" 10 shkurt 2020

Interpelanca do te parashtrohet nga deputeti Lefter Maliqi në seancën e së mërkurës, në ku nëpërmjet tetë pyetjeve që parashtrohen kërkohen të dihet edhe për ngjarjet e forta të përlasjes së policisë së shtetit me banorët e zonës së Astirit dhe përdorimi i gazit lotsjellës të policisë për shkak të kundërshtimit për prishjen e objekteve që të prekshin nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re. Gjithashtu Lleshaj duhet të japë përgjigje deputetëve edhe për procesin e Vettingut në Policinë e shtetit. Lefter Maliqi, Halil Jakimi, Artur Roshi, Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini, Ramazan Gjuzi dhe Kostaq Papa janë deputetët që kanë paraqitur kërkesën për këtë interpelancë me ministrin e Brendshëm. Në seacën e shkuar, Lleshaj ishte thirrur në interpelancë për të dhënë shpjegimi me procedurat e ekstradimit të shtetasit turk Harun Çelik, të cilin Turqia e cilëson si pjesë e lëvizjes gyleniste, si dhe për luftën kundër lëndëve narkotike dhe aksidenteve.

Tetë pyetjet në interpelancë

Situatën e rënde të kriminalitetit në vend dhe ngjarjet e rënda të pazbuluara. Kërkohet një informacion për punën e dobët të policisë për zbulimin dhe parandalimin e krimeve.

Marrëdhëniet polici-publik dhe sa ndikon depolitizimi i policisë në rastet e shkeljeve  së ligjit.

Aktualisht kemi një situate të rëndë kriminale ku janë evidentuar raste të shumta vrasje, rrëmbime, grabitje, kërcënime, tritole, etj në rrethet Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Lushnje etj. Kërkohet informacion për punën e policisë në këto raste.

Tejkalimi i kompetencave të policisë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj banorëve të zonave të ashtuquajtura "Bregut të lumit", të Astirit, etj kundra familjareve dhe pleqve, fëmijëve, grave. Në cilin ligj është mbështetur policia për ta përdorur forcën dhe këto mjete dhe çfarë urdhri është dhënë në këto raste.

Ngjarjet e rënda të pazbuluara, akuzat e policisë ndaj gjykatës si dhe aksidentet e shumta dhe masat e marra nga policia rrugore.

Masat e mara dhe rezultatet e policisë ndaj kultivuesve të drogës dhe trafiqeve, roli i policisë kufitare në pikat doganore dhe në vijën bregdetare

Vettingu në polici dhe çështje të tjera qe kanë të bëjnë me rendin sigurinë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë