Ka ndodhur

Vrasje dhe terrorizëm, OFL shënjestron 2 të dënuar në Mirditë dhe 1 në Lezhë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të hënë në 2 qytete, Mirditë dhe Lezhë, duke u dërguar formularin e vetëdeklarimit 3 të dënuarve më parë.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për deklarimin e burimit të pasurisë këtyre dy të dënuarve për vrasje dhe si dhe një tjetri të dënuar për vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ata janë: Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë