Dosje

Nga vrasja e vëllait të Talo Çelës te ajo e nënës së trafikantit, dëshmia e Nuredin Dumanit fundos kriminelët

Gazeta Si - Pas goditjes së 8 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës e Elbasan, kanë dalë dhe detaje nga vrasjet dhe atentatet që kanë tronditur vendin.  

Dëshmia kryesore e "të penduarit" Nuredin Dumani, ka qenë e rëndësishme për Prokurorët e SPAK-ut.

Falë rrëfimeve të Dumanit, SPAK ka ka zbërthyer në detaje një pjesë të mirë të këtyre ngjarjeve, e cila nga gjashtë dosje të veçuara hetimore, është bashkuar në një.

Në dëshmitë e tyre thuhet se Talo Çela ka porositur ekzekutimin e Fatmira Dedës në 2013, 1 vit pas vrasjes së djalit të saj Elvisit.

Ky i fundit, i dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, do të eliminohej në 2012-ën në Durrës dhe autor të vrasjes, sipas Dumanit, ishin Festim Qoli dhe Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit ka rrëfyer tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës, administrator i shkollës private në janar 2022 në Tiranë pranë Liqenit të Thatë.

Për këtë ngjarje, në burg është Skerdi Tase, por sipas Hoxhajt, edhe ai ka qenë dhe i përfshirë dhe se vrasja ishte porositur nga Suel Çela.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës është një tjetër ngjarje që është zbardhur sipas Prokrorisë së Posaçme. Autorë të kësaj ngjarje janë Besian Xhixha dhe një person tjetër që vijon të jetë në kërkim nga SPAK.

Në dosje flitet dhe për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes, që sipas dëshmive të dhëna nga Dumani e Hoxhaj, organizator ka pasur Talo Çelën.

Gjithashtu, në deklarime del dhe plani për eliminimin e Sokol Sanxhaktarit, një emër i njohur për botën e krimit në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutimin e tij, sipas dosjes hetimore e kishte porositur Talo Çela dhe Florenc Çapja, por plani nuk ishte vënë në jetë.

Dumani, ndër të tjera përpara hetuesve ka dëshmuar dhe shumën prej 100 mijë euro që u pagua nga Ervis Martinaj për vrasjen e Indrit Dokles ish-anëtar i Bandës së Durrësit, porosi kjo që nuk u finalizua. 

Dumani pranon vrasjen e vëllait të Talo Çelës

Besjan Xhixha, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj në vitin 2020 në Durrës, është njeriu që ka marrë pjesë së bashku me Nuredin Dumanin në vrasjen e Bujar Çelës.

Ky fakt mësohet të ketë dalë nga dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani, i cili ka treguar se vrasjen e ka kryer me Besjan Xhixhën dhe një person tjerë të shpallur në kërkim.

Xhixha tashmë është arrestuar, por për këtë ngjarje një person tjetër është shpallur në kërkim.

Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat akuzohet Nuredin Dumani, është vrasja e Bujar Çelës në shtator të vitit 2020.

Në këtë ngjarje, sipas kamerave të sigurisë, njërit prej tre autorëve i është bllokuar arma, pasi kishte plagosur vëllain e Talo Çelës.

Më pas kamerat kanë fiksuar momentin kur Nuredin Dumani i afrohet viktimës dhe e qëllon me pistoletë duke e lënë të vdekur.

Në dosjen hetimore që bën fjalë për ekzekutimin e Bujar Çelës me profesion taksist, tregohet se Dumani së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij është afruar në orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit 2020,në lokalin ku qëndronte Bujar Çela me një shok.

Sipas materialit hetimor, autorët janë afruar me një automjet tip “Volvo”, ku në drejtimin e makinës ka qenë pikërisht Nuredin Dumani.

Talo Çela eliminoi nënën e trafikantit të drogës në 2013

Pas vrasjes së Fatmira Dedës dyshohet se fshihet Talo Çela. Burime nga SPAK,  bëjnë me dije se bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari Talo Çela ka eliminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë.

Duke mos gjetur autorët, Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.

60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj.

Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, disa persona e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Martinaj i dha Dumanit 100 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles?

Një tjetër dëshmi e rëndësishme e Nuredin Dumanit, është edhe ajo që ai pretendon se është paguar nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen, ish-anëtar i Bandës së Durrësit, i liruar nga burgu.

Para prokurorëve, Dumani ka rrëfyer Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk është realizuar.

Endrit Dokle është liruar në janar 2020 dhe ishte i vetmi ish-anëtar i Bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi para dy vjetësh u dha nga Gjykata e Krujës, ku gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të lirojë me kusht, duke pranuar kërkesën e avokatëve të tij. 

Gjykata e ka liruar me argumentin se ka krye ¾ e dënimit, për sjellje të mirë në burg dhe për arsye shëndetësore dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t’u sqaruar.

Suel Çela financues në atentatin ndaj Lulzim Mashës

Suel Çela, një prej emrave të njohur në qytetin e Elbasanit, është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj administratorit të shkollës “Willson” në Tiranë, Lulzim Masha.

Masha në 18 Janar 2022, u qëllua në mes të ditës, teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë.

Për këtë ngjarje është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Tiranës, Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Sipas dëshmisë së Enrik Hoxhajt, ditën e ngjarjes ai ka qenë me Skerdi Tasin në Tiranë dhe e ka ndihmuar atë për t’u larguar me shpejtësi.

Hoxhaj i ka treguar SPAK se në dijeni e tij kishte të dhëna se vrasjen e Lulzim Mashës, administratorit të Shkollës Ëillson e kishte financuar, Suel Çela.

Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të sqarohet plotësisht pozicioni i tij në këtë ngjarje dhe vërtetësia e kësaj dëshmie.

Tentativa për të vrarë Sokol Sanxhaktarin

Florenc Çapja, është një tjetër emër i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj Sokol Sanxhaktari, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Për këtë situatë, SPAK, njoftoi se i ka komunikuar akuzën në burg Ervis Çaushllari ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari”.

Çaushllari dhe Florenc Çapja janë shokë me njëri tjetrin dhe sipas dëshmisë së Nuredin Dumanin ata kanë dashur të ekzekutojnë me pagesë, Sokol Sanxhaktarin.

Momentalisht Florenc Çapja ndodhet në Dubai, ndërsa ka një tjetër masë sigurimi për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, ku dosja ndodhet në proces gjykimi në SPAK.

Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të sqarohet plotësisht pozicioni i tij në këtë ngjarje dhe vërtetësia e kësaj dëshmie.

Kamer Mehja, tentativë vrasjeje para 10 vjetësh

Roli i Kamer Mehjajt që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, lidhen me tentativën e vrasjes së Arben Çetës, ngjarje kjo e ndodhur në 2012 në qytetin e Elbasanit.

Nuredin Dumani, ka treguar se Kamer Mehja ka financuar vrasjen e Arben Çetës, por vrasja e tij nuk është arritur të kryhet.

Çeta ishte një person problematik me ligjin, pasi në atë periudhë kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte akuzuar për një vrasje. Dy vite pas tentativës së vrasjes, Çeta është ekzekutuar në Elbasan.

Kush janë të arrestuarit e operacionit të SPAK "Golden Bullet"

Ardian Uzuni

Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.

Altin Ndoci

Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Skerdi Tasi

Skerdi Tasi është i dyshuar si vrasës me pagesë, pjesë e grupeve krimianale në Tiranë dhe mëngjesin e 18 Janarit 2022 qëlloi për ta vrarë por e la të plagosur tek kodrat e Liqenit. Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle private.

Leonard Palushi

Palushi është ka qenë me detyrë officer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua nga Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.

Fatos Gosa

Fatos Gosa i njohur si i forti i “Peqinit” i hetuar më herët, njihet nga SPAK edhe si personi që krijonte lidhet mes grupeve kriminale dhe botës së izoluar të burgjeve.

Erion Alibej

Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”.

Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat.

Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.

Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.

Gentian Sharra

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport.

Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale.

Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Florenc Çekrezi

Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.

Elvis Koçi

Roli i Elvis Koçit ose me mbiemrin Çaushllari, njohur edhe si Vis Korçari në këto grupe ende mbetet i panjohur ndërsa në 2020 ai i shpëtoi një atentati pas përlasjes me armë në qendër të Elbasnit. Aty ai mbeti i plagosur në shpatull ndërsa u qëllua nga i dyshuari Migert Qosja.

Ilirjan Feçi

Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma. Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.

Petrit Qoli dhe Agron Qoli

Edhe Petrit Qoli e Agron Qoli që nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre nuk dihet se çfarë roli kanë patur në këto grupe, ndërsa rezultojnë të arrestuar për llogari të grupit kriminal që operonte në Durrës.

Agron Qafa

Agron Qafa i njohur edhe si miku i Emiliano Shullazit, i arrestuar këtë të enjte rezulton i prangosur edhe më herët në kuadër të operacionit anti-drogë “Shenkolli” në vitin 2015.

Artan Plaka

Asllan Plaku sot 30 vjec në 2015 është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të trafikimit të minave të telekomanduara dhe dyshohet se të njëjtin aktivitet e bënte sërish i sapodalë nga burgu. Plaku është pjesë e grupit kriminal të goditur në Durrës.

Besjan Xhixha

Besjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje. SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla.

Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me COVID-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar.

Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia.

Ai dyshohet se ka ekzekutuar edhe vëllanë e shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë