Ka ndodhur

Vrasja në Vlorë, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona, në lidhje me vrasjen e një dite më parë në Vlorë të Taulant Beqirajt.

Policia thotë se dy personat e shpallur në kërkim janë Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani, ndërkohë pak momente pas ekzekutimit të Beqirajt u arrestua edhe një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, Andi Jonuzaj.

31-vjeçari Beqiraj ka përdorur më parë edhe mbiemrin Manaj, ndërsa në trup iu gjet një kartë identiteti me emrin Tauland Gjikaj.

Autoritetet sekuestruan edhe makinën me të cilën udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe armën me të cilën ekzekutuan 31-vjeçarin.

Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.

Viktima ishte një emër i njohur për drejtësinë, i cili ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Gjikaj kishte qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri të ndodhur në vitin 2018 në lagjen 28 Nëntori në Vlorë, ku mbetën të plagosur 3 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë