Lajme

Vrasja në Vlorë, dalin emrat e të arrestuarve

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën 56-vjeçari Stavro Mino.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit Astrit Hameti, 48 vjeç, Nusret Hoda, 57 vjeç, dhe Agron Hameti, 56 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.
Siç njofton policia, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji” në Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht 56-vjeçarin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Mino rezulton se më herët është dënuar me 6 muaj burg për akuzën “dhunë në familje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë