Lajme

Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që vendosi të lërë të lirë biznesmenin Ervin Mata, i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor.
Ervin Mata u dorëzua disa ditë më parë në polici, por pas dhënies së dëshmive për ngjarjen e 4 tetorit, Gjykata vendosi ta lërë atë të lirë.
Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.
Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton. Ndërkohë vijon të qëndrojë në burg Ervis Martinaj.
Ndërsa, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Merviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qenë edhe e fejuara e Matës, këngëtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë