Policia jep informacione zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që terrorizoi zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë. U plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, 28 vjeç.
Janë arrestuar në flagrancë dy të plagosurit dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.
Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qendrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë
– Mevjol Bilo., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Elion Hato.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.