Lajme

Vrasja në Bllok, Mata kërkesë prokurorisë: Dua të dëshmoj

Ndërkohë që Gjykata e la të lirë, vetëm dy ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, Ervin Mata, i është drejtuar me një kërkesë organit të akuzës.
Mata kërkon nga prokurorët e çështjes të marrin edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në ish-Bllok.
Mësohet se Prokuroria e ka administruar këtë kërkesë dhe do ta marrë në pyetje javën që vjen.
I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë. Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata.
Për momentin në burg mbahet vetëm Ervis Martinaj, ndërsa vijon të jetë në arrati komandoja Merviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës, në momentin kur ky i fundit nxori armën dhe qëlloi në mes të lokal Monopol. Motiv i krimit dyshohet të jetë një ngacmim verbal që iu bë jashtë ambienteve të lokalit, të fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë