Rend dhe Ligj

Vrasja e vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela, i pandehur për grabitjen në Rinas

Dy muaj pas ekzekutimit në Durrës të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill në Shën Vlash te tregu i automjeteve, prokuroria kazbuluar autorin.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e grabitjes së 9 prilit në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro. Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të dy vëllezërve.

Çela është shpallur në kërkim nga policia. Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka kërkuar tyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar. Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga ai. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë