Lajme

Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici Griseldo Kusi

Është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj. Ndërkohë, vëllai i tij, Albano Kusi aktualisht ndodhet në arrati.
Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë, teksa po punonte në një vilë për rregullimin e kondicionerit, nga Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë se Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë.
Griseldi dhe Albano, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, pasi e vranë teknikun e kondicionerit, u përpoqën që t’ia hidhnin fajin kolegut të të riut.
Katër të arrestuarit e tjerë janë, pronari i vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusi, Edmond Sula, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka gjithashtu akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë