Rend dhe Ligj

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, arrestohet bashkëpunëtori i krimit në Lezhë

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të Kol Murranit dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin më 27 prill në Lezhë.

Policia thotë se është vënë në pranga Agron Lushi, 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, i cili rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë.

Për krimin në fjalë është arrestuar Aleksandër Përdoda, i cili ka pranuar edhe autorësinë, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave të qelisë. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda, ka vrarë me armë zjarri Kol Murranin dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin, ndërsa pas ka si motiv një konflikt pronësie që ai kishte me rapsodin e njohur të kësaj zone (Kol Murranin).

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar, Përdoda, u arratis, ndërkohë që u arrestua disa orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje nga oficerët e policisë, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihej nga shumë banorë të zonës. Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjesin e 27 prillit për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë