Rend dhe Ligj

Vrasja e Martin Bardhit pranë komisariatit, shkarkohen drejtuesit e policisë së Rrëshenit

Gazeta Si - Tri ditë pas ngjarjes në Rrëshen, ku pranë komisariatit të policisë në një lokal mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, janë shkarkuar disa zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të Lezhës.

Kështu, është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve në Lezhë, Alfred Nomani dhe në vendin e tij është emëruar Kryekomisar Gentian Berberi.

Gjithashtu është shkarkuar edhe  shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të Lezhës, Kryekomisar Artur Cara.

“Koka iu pre” dhe shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Paulin Çupi. Në vendin e tij është emëruar Klodian Kondi, i cili më herët ka qenë në Pogradec.

Pak ditë më parë Rrësheni i trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë, ngjarja e cila ende ka mbetur ende pa autor.

Hakmarrja është pista kryesore që kanë hetuesit për vrasjen e 59-vjeçarit, i cili u qëllua teksa konsumonte një kafe nën shoqërinë e 3 personave të tjerë që mbetën të plagosur që janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më shumë se 10 persona janë marrë në pyetje nga policia lidhur me vrasjen e Martin Bardhit, mes tyre edhe anëtarë të fisit Reçi.

Mes dëshmive të administruara janë dhe të qytetarëve të rastit që në momentin e vrasjes u gjendën në lokalin që ndodhet përballë komisariatit të policisë. Mësohet se ata kanë deklaruar që nuk kanë arritur të shquajnë autorët dhe se sapo kanë dëgjuar të shtënat e armëve janë shtrirë menjëherë në tokë.

Tre autorët që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e 59-vjeçarit Martin Bardhi i njohur dhe me mbiemrin Marku ka dyshime të jenë ndihmuar nga një person tjetër që i priste në fshatin Gëziq të Rrëshenit.

Aty ata dogjën makinën pa targa të përdorur në krim që nga verifikimet rezultoi e vjedhur. Nuk dihet nëse këto ndryshime janë kryer për shkak të kësaj ngjarjeje, apo ka arsye të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë