Ka ndodhur

Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames/ GJKKO lë në burg Indrit Taullain

Indrit Taullai lihet në “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë.
46-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendim e grup të strukturuar kriminal.

Indrit Taullai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë