Ka ndodhur

Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykimi i shkurtuar për efektivin e “Shqiponjave”

Gjykata e Tiranës, ka parnuar kërkesën e avokatit mbrojtës së Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës për efektivin e “Shqiponjave”, që akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020, do të mbahet më 3 qershor.

Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje” dhe rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg. Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga ish-punonjësi i policisë, Hajdaraj.

Ngjarja ndodhi teksa qeveria kishte vendosur kufizimin e lëvizjeve si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Vrasja e Rashës shkaktoi një valë protestash dhe tensione politike në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë