Dosje

Vrasja e Klodian Rashës, ish-efektivi i kërkon falje babait të të ndjerit në gjykatë

Ka kaluar për gjykim, çështja e ish-efektivit të repartit “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit 2020 në zonën e Laprakës.

Seanca paraprake kryesohej nga gjyqtari, Bedri Qorri, i cili vendosi të kalojë për gjykim dosjen.

Ndërkohë, sipas burimeve, ish-efektivi, i ka kërkuar falje babait të viktimës, i cili ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ditën e sotme.

Avokati i Hajdarajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të cilësisë së veprës penale në “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Klodian Rasha u vra më datë 8 dhjetor të vitit të shkuiar, pasi gjendej duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.

Patrulla që vrau Rashën, përbëhej nga dy policë, por ishte Nevaldo Hajdaraj ai që qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen të riut 25-vjeçar.

Vrasja e tij, shkaktoi një valë të madhe protestash nga ana e të rinjve, të cilët kërkonin drejtësi për viktimën.

Dy ditë pas vrasjes, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga postimi i ministrit të Brendshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë